E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korreshi publikon pamjet tronditëse nga zjarrfikësja e Lushnjes
Lajme

Korreshi publikon pamjet tronditëse nga zjarrfikësja e Lushnjes

Kushte të rënda pune dhe probleme me pagesat në repartin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Lushnje janë denoncuar publikisht nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.

Korreshi ka publikuar pamje nga ambientet e repartit, duke i cilësuar ato si tronditëse. Në video shfaqen kushtet në të cilat, sipas deputetit, punonjësit e zjarrfikëses ushtrojnë detyrën.

Krahas pamjeve, Korreshi ka bërë publik edhe një mesazh që thotë se i është dërguar nga një punonjës i këtij reparti. Në dëshmi ngrihen shqetësime për praninë e minjve dhe insekteve në ambientet e punës, ndërsa pretendohet gjithashtu se punonjësit nuk kanë marrë në kohë pagat, shpërblimet dhe pagesat për orët shtesë.

Sipas denoncimit, punonjësit kanë marrë vetëm 500 mijë lekë dhe pretendojnë se pjesa tjetër e pagesave që u takojnë nuk është ekzekutuar.

Në reagimin e tij, Korreshi i ka bërë thirrje publikut që të shohë nga afër situatën në repartin zjarrfikës të Lushnjes, duke e cilësuar atë si një problem serioz.

Postimi i plotë:

Reparti zjarrfikës Lushnje një halë e madhe!

Imazhet janë tronditëse, kujdes!!

Dje ju bëra ftesë ta shikojmë së bashku, po jua rifreskoj fjalimin tim.

Shiko ç’më shkruajnë ndër të tjera.

“Përshëndetje Z. Saimir Korreshi. Kemi një problem shumë të madh këtu te reparti MZSH (Zjarrfikësja). Problemi është se na kanë lënë në një kodër që po të vish ta shikosh nga afër është mizerje, të dalin minjtë e lloj-lloj insektesh që s’di si ta shpjegoj, është katastrofë. Problemi që kemi tjetër është edhe rrogat tona, kanë afërsisht 20 ditë që nuk na japin as rrogën, shpërblimin që na ka premtuar kryeministri, as orët shtesë që kemi bërë. Kemi marrë veç 500 mijë lekë, si me pas qenë punonjës komunalë, jo si punonjës të zjarrfikëses. Nuk na i kanë paguar as orët shtesë, as shpërblimin. Duam të dimë se ku i kanë çuar lekët tona. Anonim emrin, të lutem. Shumë faleminderit, Z. Saimir Korreshi.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.