Gjithashtu Vasili thekson se Lulzim Basha ka qenë i ftuar në “Studio e hapur” plot 4 herë dhe i janë venë në dispozicion orë të gjata transmetimesh live në 15 emisione.
Ndër të tjera, gazetarja Vasili e fton Lelën që nëse do le të vijë dhe të na shpjegojë sesi bëhet më mirë kjo punë, “dhe do ta dëgjojmë siç e kemi dëgjuar, madje edhe paguar, të flasë në “Studio e hapur” çfarë ka dashur e si ka dashur”.
Gjithashtu Vasili i drejtohet kolegut Lela, “në fund dua t’i them kolegut Lela se opozita është po ashtu pushtet dhe nuk është e vështirë të të joshë dhe kjo e fundit.”
Po ashtu Eni Vasili shkruan “nëse më gjen një kapital të marrë nga pushteti i sotëm apo i çdo pushteti në 20 vitet e fundit, jam gati t’ja dhuroj portalit tënd opozitar i cili ka zënë vend në një nga kullat më të shtrenjta të biznesit në zemër të kryeqytetit”./ CNA.al



