E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Epidemiologu  Alimehmeti: Na pret një dimër i vështirë, vaksina anti – covid  do kohë
Publik News

Epidemiologu Alimehmeti: Na pret një dimër i vështirë, vaksina anti – covid do kohë

Në një vaksinë nuk është vetëm efikasitetit që duhet shikuar. Kur kompanitë t’i dërgojnë të dhënat FDA-së, optimizmi do bjerë. Ka dhe diçka tjetër. Numrat vazhdojnë të rriten. Nuk e kemi vaksinën aty në cep dhe vaksinimi do fillojë nesër.

Sipas Faucit, në rastin më të mirë vaksinimi do të fillojë në prill. Shifrat janë në rritje. Që do të thotë, a mundet këtë dimër ta ruajmë veten?”- tha Alimehmeti.

Alimehmeti, në studion e “Open”, u shpreh disi skeptik në lidhje me vaksinat, duke thënë se duhet të presim.

Sipas tij, dyshimet e forta janë se pacientët që kanë marrë pjesë në provat e dy kompanive, kanë qenë të prekur lehtë nga COVID.

“Do të kemi një ulje të këtij optimizmi të dhëna nga kompanitë në konferenca. Pfizer ka një numër që duhet të vaksinohen 265 vetë që të evitohet një rast infeksioni, ndërsa Moderna e ka më të ulët. E dhëna e fortë që dyshohet është se rastet e infeksioneve nuk kanë qenë të rënda, te të dyja. Sa i përket vetë rastit, nuk kanë rëndësi rastet e reja, pro rastet rënda. Kjo është e rëndësishme, por duhet të presim dhe pak”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.