E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erëndë, gjenden TË VDEKUR 3 minatorët
Publik News

Erëndë, gjenden TË VDEKUR 3 minatorët

Tre minatorët që kishin mbetur të bllokuar prej dy ditësh në një nga minierat e Dibrës, janë gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se tre minatorët kanë ndërruar jetë nga asfiksia dhe trupat e tyre janë gjetur mëngjesin e sotëm. Inxhinieri Ismail Hoxha dhe dy minatorët, Ruzhdi Rrushiti e Fatos Cesku ishin bllokuar në galerinë e minierës së Selishtës në Dibër prej 48 orësh.

Policia e Dibrës njoftoi dje se në galerinë ‘Balgjaj’ në Selishtë, inxhinieri i identifikuar si Ismail Hoxha 64-vjeç nga Dibra, kishte mbetur i bllokuar brenda në minierë së bashku me dy punëtorë. Menjëherë nisi puna për nxjerrjen e tyre nga ekipet e avari-shpëtimit, të cilët fatkeqësisht i kanë gjetur të vdekur.

Alarmin në polici e dha vëllai i 64-vjeçarit, Sami Hoxha. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake u njoftua se personat kishin mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodheshin në dhomën e ndërrimit. Miniera e kromit në Balgjaj ndodhet në një territor të vështirë mes Dibrës dhe Matit.

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 3:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi; Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Ruzhdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë”, njofton Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.