Erion Veliaj i jep sekserit ONE Albania 700 Milionë Lekë për të vëllain Arbër Veliaj
Në target është Arbër Veliaj Junior, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës i cili ka si funksion “lavatriçe personale” e këtij të fundit, më e madhja e pastrimit të parave të taksave të qytetarëve të Tiranës.
Skema është e tillë: Veliaj i kalon tenderat kompanive përfituese të parave publike dhe këto të fundit si klientë i derdhin paratë në kompaninë e Arbi Veliajt i cili u bën fushatat e marketingut. Pagesat marramendëse janë të brendshme midis Bashkisë Tiranë-Bizneseve të oligarkëve-Gogel.

Në një tender të fundit të Bashkisë Tiranë, i janë dhënë mbi 700 MILION Lekë me TVSH kompanisë ONE Albania. Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve të tjerë në garë. Pra ONE që menaxhohet nga Gogel do të fusë në xhep një pjesë nga shuma e majme nga taksat e popullit dhe copën më të madhe të tortës nga paratë publike do e hajë Veliaj me të vëllain.
Bizneset kanë kontrata të lidhura me Gogel dhe i japin një përqindje kompanisë së Arbi Veliajt. Bizneset e oligarkëve shpërblehen dhe marrin pjesën e tyre nëpërmjet tenderave të dhëna nga Veliaj, paratë publike të taksapaguesve shqiptarë. Pra me pak fjalë, dalin të gjitha palët të fituar me xhepat plot, përpos popullit të zhvatur për interesat e dyshes Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



