E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erjoni I KOLONJËS, bën humor me 100 MLN lekë , blen asfalt në mes të shirave
Lajme

Erjoni I KOLONJËS, bën humor me 100 MLN lekë , blen asfalt në mes të shirave

Bashkia Kolonjë kujtohet në mes të ditëve me shi të blejë asfalt për rrugët. Më datë 3 nëntor 2023 Kryetari Erjon Isai ka firmosur kontratën për tenderin me objekt “Blerje materiale asfaltike, Bashkia Kolonjë, viti 2023”, për të cilin ka lënë në dispozicion 100 milionë lekë.

Konkretisht, do të blihet rërë bituminoze dhe zhavorr, për të mbushur gropat në disa rrugica të qytetit.

Në dokument nuk përcaktohet se në cilat rrugë konkretisht do të përdoret materiali, por në objekt saktësohet se do të blihet zhavorr për vitin 2023, ndërsa më poshtë vendoset afati për këtë tender deri në fund të vitit 2025.

Më tutje, shohim se vetëm firma DURO ka paraqitur një ofertë sa 92% e fondit limit dhe, në të tilla kushte, procedurat duheshin anuluar

. Sepse ligji kërkon që, nëse deri në afatin e fundit për hapjen e aplikimeve nuk janë paraqitur dy ose më shumë oferta, procedurat duhet të anulohen.

Por, Isai preferon të anashkalojë ligjin për prokurimet dhe ia ka falur tenderin firmës DURO, në pronësi të Albert dhe Viktor Duros. Open Data e ka klasifikuar tenderi me risk të lartë korrupsioni dhe e ka shënuar me “Red Flag”.

Kompania fituese rezulton me humbje vitet e fundit. Kështu gjatë vitit 2019, kompania rezultonte me minus 43 milionë lekë. Ndërsa për vitet 2020 deri në vitin 2022,  nuk ka paraqitur pasqyrat financiare.

Ndërkohë kushti financiar i këtij tenderi është që operatori ekonomik të ketë xhiro në masën 40% të fondit limit që prokurohet. Në këto kushte, kompania fituese nuk ka kapacitet ekonomik për të kryer këtë porosi të Bashkisë Kolonjë.

Kështu Isai me sa duket po ngatërron skenën e humorit me zyrën e bashkisë, ku firmos tendera në shkelje të hapur të ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.