Ermal Mamaqi pranon publikisht tradhëtinë ndaj Amit
“Kam të dashur një 67-vjeçare”
Ermal Mamaqi ka folur hapur në emisionin “Live From Tirana” për biznesin, televizionin dhe suksesin e tij si mentor. Por një pjesë që tërhoqi vëmendje ishte pyetja për bamirësinë.
“Bamirësi bëj, bashkë me grupin tim, me ekipin e ‘Ermal Mamaqi Training’. Ne vazhdimisht shkojmë tek të moshuarit, Shtëpia e Fëmijës, ose bëjmë bamirësi të tjera private dhe nuk i prezantojmë në publik. Kemi një skedul të rregullt që bëjmë këto takime, që edhe na bëjnë të ndihemi mirë, por dhe ndihmojmë këto shtresa në nevojë. Unë për shembull shkoj atje, marr kitarën dhe i këndoj, bëjmë lojëra, kërcejmë dhe bëjmë humor,” tha Ermali.

Duke qëndruar te humori, Ermali nuk la pa bërë dhe një batutë befasuese:
“Madje një grua atje që është tek shtëpia e të moshuarve në Tiranë, e ka emrin Dallëndyshe dhe ajo është e dashura ime.”
Moderatori i pyeti me shaka për moshën dhe gruan e tij, Ronaldo:
-
Ronaldo: Dashnorja? Se ti je i martuar…
-
Ermal: Po (qesh).
-
Ronaldo: Sa vjeç është Dallëndysheja?
-
Ermal: Duhet të jetë rreth 67 vjeç.
-
Ronaldo: Amarda është në dijeni për këtë?
-
Ermal: Po, po e kemi dakordësuar. Ajo është gjithë dashuri. Herën tjetër kur të ikim, mund të të bëj një ftesë që të vish edhe ti, ta prezantoj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



