E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mamaqi MOTIVIM me para në dorë?
Lajme

Mamaqi MOTIVIM me para në dorë?

Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

Qeveria shqiptare prej muajsh ka shpallur luftë totale kundër informalitetit. Nga marketet e lagjeve te bizneset e mëdha, të gjithë po kalojnë në filtër. Kontrolle, gjoba, mbyllje aktivitetesh – një realitet i përditshëm për sipërmarrjen.
Por ndërsa organet tatimore monitorojnë mallrat në tezga e kasat fiskale në dyqane të lagjes, në shtyllën tjetër të qytetit ka lulëzuar një industri që shitet si art, si transformim personal, si sukses i ambalazhuar me drita dhe muzikë: motivimi masiv.

Nga skena humori tek skena e trajnimeve – transformimi i Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi – dikur aktor humori, këngëtar, producent dhe DJ, sot i vendosur në rolin e “mentor-suksesi”.
Pas eksperiencave në showbiz dhe gastronomie (ku lokali i tij në Tiranë u mbyll pa shumë zhurmë), Mamaqi gjeti një terren të ri: seminare motivimi, evente trajnimi, paketa për arritje personale dhe pasurim financiar.
Hallat e publikut me stres, varfëri emocionale dhe kërkesën për “receta të shpejta për sukses”, u shndërruan në treg. Një treg që shet shpresë – dhe shpresa nuk është e lirë.

Pjesëmarrja në eventet e tij vjen me çmime të konsiderueshme. Blerjet bëhen me karta, me parapagime, por edhe – sipas denoncimeve të qytetarëve – me para në dorë dhe pa asnjë faturë fiskale.
Një stendë në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një vajzë mbush zarfe me para. As kupon, as NIPT, as dokument. Vetëm cash.

Kjo ndodh në një kryeqytet ku një dyqan i vogël fruta-perimesh gjobitet nëse harron një kupon 30 lekësh. Në një qytet ku një byrektore mbyllet për një gabim në kasë. Në një kohë ku qeveria deklaron luftë pa kompromis kundër informalitetit.

Pyetjet që lindin natyrshëm:
• A është e mundur që një aktivitet i përmasave të tilla të mos ketë kontroll fiskal?
• Si mund të zhvillohen evente të mëdha motivuese në zemër të Tiranës pa transparencë financiare?
• A janë trajnimet motivuese biznes i zakonshëm apo një skemë e re marketingu ku ligji shihet si pengesë?
• Pse bizneset e vogla monitorohen me lupë, ndërsa aktivitetet “VIP” duket se kalojnë pa shumë zhurmë?
• A jemi vërtet të gjithë njësoj përpara ligjit?

Motivimi nuk është faj. Por informaliteti është.

Nëse Shqipëria po hyn në fazën e disiplinës fiskale, ajo duhet të vlejë për të gjithë.
Pa përjashtime.
Pa yje.
Pa fasha privilegji.

Askush nuk mohon të drejtën për të motivuar, për të folur, për të bërë biznes me suksesin si produkt. Por kur produkti shitet “cash” pa faturë, në qendër të Tiranës, ndërkohë që bizneset e vogla ndëshkohen për një gabim teknik, atëherë kemi një problem që nuk është moral – por ligjor.

Motivimi nuk duhet të ndërtohet mbi dy standarde. Sepse kur shitet shpresa, të paktën transparenca duhet të jetë falas.

Deri atëherë, mbetet në ajër pikëpyetja e madhe:
A jemi vërtet të gjithë të barabartë përpara ligjit?
/Piranjat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.