E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush do jetë ‘treshja fantastike’ e opinionistëve të ‘Ferma VIP 3’
Lajme

Kush do jetë ‘treshja fantastike’ e opinionistëve të ‘Ferma VIP 3’

Formati televiziv “Ferma VIP” ka zbuluar zyrtarisht panelin e opinionistëve për sezonin e tretë, duke sjellë kombinim emrash të njohur të ekranit shqiptar.

Në panel do të jenë Armina Mevlani, Einxhel Shkira dhe Ermal Mamaqi, të cilët do të komentojnë zhvillimet, debatet dhe dinamikat e spektaklit.

Armina Mevlani vijon këtë rol edhe këtë sezon, duke qenë tashmë një figurë e njohur për publikun e formatit. Ndërkohë, për Ermal Mamaqin kjo është hera e parë që bëhet pjesë e “Ferma VIP”, ndërsa Einxhel Shkira rikthehet në ekran në cilësinë e opinionistes.

Sezoni i ri do të drejtohet nga Arbana Osmani, e cila rikthehet në një projekt të ri televiziv, pas eksperiencës së saj me Big Brother VIP.

Në prapaskenë, produksioni i këtij edicioni do të drejtohet nga Eduart Grishaj, i cili do të mbajë rolin e regjisorit të programit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.