Ervin Muça mbetet në “arrest shtëpie”
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Mbi këtë të fundit është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë që Ervin Muça akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS gjatë kohës së tij si drejtor IT në Policinë e Shtetit.
Mësohet se kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri, të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave, TIMS.
Muça, pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara duke përdorur “pin”-in e një punonjëseje, i kaloi ato në kompjuterin e tij.
Mbi të rëndon vepra penale “Hyrje e paautorizuar në të dhënat kompjuterike”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



