“Është dhe një person i pa hetuar”/ Vrasja në Korçë, familja e viktimës bën deklaratën e fortë, gjykata i kthen dosjen prokurorisë
Gjatë seances së radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Altin Balliut, gjykata i ka kthyer sërish dosjen Prokurorisë,duke i lënë detyrë të thellojë hetimet edhe për një bashkëpunëtor në vrasje.
Sipas familjarëve të viktimës, autori Olger Mustafa është ndihmuar natën që ndodhi ngjarja nga një shok i tij, i cili deri tani nuk është hetuar nga Prokuroria.
Ky person është shoqëruar për disa orë në Komisariat dhe më pas prokuroria e ka lênë të lirë, kanë pretenduar familjaret e viktimës.
Prokuroria ka afat deri në fund të janarit për të plotësuar mangësinë e konstatuar nga gjykata në hetime.
Më herët familjaret e Altin Balliut akuzuan prokurorin e çështjes Edmon Shytko për anësi dhe favorizim të autorit të krimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



