E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Esnafi” i tenderave, kryebashkiaku i Shkodrës Beci jep pa garë 371 MLN lekë për kanalet
Uncategorized

“Esnafi” i tenderave, kryebashkiaku i Shkodrës Beci jep pa garë 371 MLN lekë për kanalet

Kryebashkiaku i Shkodrës , Benet Beci, u kujtua më në fund të ndërhyjë në kanalet kulluese, pak vonë pasi reshjet po bëjnë kërdinë.

Gjithsesi për fasadë e për të marrë fonde Beci e ka zhvilluar tenderin me objekt ‘ Rikonstruksion i kanaleve kullues KU – 32-33 Bërdicë’. Sapo sheh më tutje në dokumente bindemi plotësisht që Beci është shumë vonë për këtë investim dhe duket si një punë për të rënë në sy.

Sipas të dhënave  të paraqitura në dokumente punimet do të zgjasin  6 muaj, pra do të përfundojnë në muajin maj, atëherë kur edhe ditët me shi nisin të reduktohen.

Eh po kështu e ka zakon beci ‘punët e verës i bën në dimër dhe ato të dimrit në verë’.

Ndërkaq, sipas të dhënave, fondi limit për këtë tender është 371 milionë lekë, një vlerë e lartë  për të cilën duhej patur kujdes.

Beci jo vetëm që nuk ka treguar kujdes po ka zhvilluar procedurat në shkelje të ligjit duke rritur riskun  për fondin limit. Konkretisht, Beci e ka dhënë kontratën pa garë tek kompania që kishte dorëzuar ofertën më të shtrenjtë.

U përdor kjo mënyrë abuzuese dhe pse kishin shfaqur interes 7 kompani, ku NDERTUESI 2000 me NUIS J96409033R dhe NIKA shpk kishin ofertat më ekonomike, por të dyja janë skualifikuar menjëherë. Pas tyre janë përjashtuar edhe 4 oferta të tjera, kështu në fazën finale mbeti vetëm oferta e firmës S.M.O.UNION SHPK me fond 235 milionë lekë.

Ja kështu ia bëri rrugën gati Beci firmës në fjalë, sipas pazareve që kanë bërë në prapaskenë. Prandaj edhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk është lodhur fare, pasi nuk kishin oferta për të shqyrtuar, gjithçka e kishte vendosur më parë shef Beci.

Më datë 5 dhjetor është bërë publike kontrata që mban Flamurin e Kuq për cenim të konkurrencës së lirë dhe për favorizim të ofertës më të shtrenjtë!

Kështu Beci e shtoi listën e abuzimeve në prag festash, ndërsa në muajt e fundit në rrjet thuhet se Beci vetë është shtuar në listat e SPAK!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.