E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EURO 2024/ Kombëtarja , nesër niset drejt Moldavisë
Lajme

EURO 2024/ Kombëtarja , nesër niset drejt Moldavisë

Sot zhvillon seancën e fundit në stadiumin ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024 kundër Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe Ishujve Faroe më 20 nëntor në Tiranë. Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Silvinjo u stërvitën në stadiumin ‘Air Albania’.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra gëzon shëndet të plotë dhe është në formë mjaft të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë ndaj Moldavisë.

Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Moldavisë, me përballjen që do të luhet më 17 nëntor. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.