E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Euro24/ Serbët ankohen te UEFA për Mirlind Dakun
Lajme

Euro24/ Serbët ankohen te UEFA për Mirlind Dakun

Mediat në Beograd janë tërbuar nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku i cili hyri në fushë minutat e fundit me Kroacinë.

Novosti.rs shkruan në një artikull me grerma kapitale se përfaqësuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, iu afrua tribunës ku ishin vendosur tifozët shqiptarë dhe bëri thirrje përçmuese ndaj serbve dhe maqedonasve.

‘Ai ka marrë një megafon në duar, ka sharë Serbinë dhe Maqedoninë ‘ transmeton portali maqedonas “Sport1.mk” dhe Novosti.rs.

Pankarta, flamuj dhe thirrje skandaloze ndaj Serbisë shënuan ndeshjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Kroacisë vijon më tej artikulli.

‘Flamujt e organizatës terroriste të UÇK-së u valvitën, huliganët pozuan me bluza duke lavdëruar familjen Jashari dhe thirrjet “Vrite Serbin” bënë jehonë në stadiumin e Hmaburgut.’, thuhet më tej në artikull.

Pas kësaj serbët nuk ndejtën duarkryq dhe u ankuan te UEFA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.