E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurodeputeti suedez  shumē i ashpër me qeverinë shqiptare në PE: Të mos hapen negociatat, qeveria e ashpër me gazetarët dhe e butë me trafikantët
Publik News

Eurodeputeti suedez shumē i ashpër me qeverinë shqiptare në PE: Të mos hapen negociatat, qeveria e ashpër me gazetarët dhe e butë me trafikantët

David Lega, eurodeputeti suedez njëkohësisht raporter për Shqipërinë në BE, ka folur me tone të ashpra sot gjatë mbledhjes së Parlamentit Europian, i cili në rend dite ka çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai tha se nuk duhet të hapen negociatat me Shqipërinë pasi qeveria shqiptare tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët e drogës.

Ndërkohë edhe eurodeputeti Gahler tha se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet e shit- blerjes së votave, 184 dhe 339 të bandave të Durrësit ku i përfshirë ka qenë dhe ish- kryebashkiaku Vangjush Dako.

Ashpër ka folur edhe eurodeputeti Thierry Mariani, i cili u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit. Ai tha se është kundër zgjerimit të BE-së.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qëndrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”.

mariani.jpg

Sakaq, teksa mbledhja vazhdon, eurodeputeti gjerman Bernhard Zimniok, shprehet se duhet që të ndalojnë dërgimin e parave në Shqipëri.

Ai i druhet një eksodi shqiptar në Europë duke deklaruar se ka disa studime që tregojnë se nëse Shqipëria hyn në union, shtetasit shqiptar ka një tendencë të madhe për tu larguar nga vendi e për të punuar në shtetet evropiane.

gjermani.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.