Evi i shpall luftë kushëririt: Gary Kokalari ka sponsorizuar Erion Veliajn
Evi Kokalari / Per gazetarët që vazhdojnë dhe i japin platform Gary Kokalarit, i cili flet në emër të familjes:
Personalisht akoma nuk kam gjetur një Kokalar që është okay me ato që bën dhe thotë Gary. Madje, thonë se ai po turpëron familjen. S’do shumë shpjegim besoj që Kokalarët jane anti-komunist. I vetmi që duket se anon majtas në fakt, është Gary vetë. Nuk e di nese e ka se është kushëri i afërt me Shalsin që është deputet socialist, (Shalsi s’ka lidhje me Kokalaret), apo nga lidhjet e tij të ngushta me Erion Veliajn, për dasmën e të cilit mori mundimin të vij nga Amerika. Madje di t’ju them se ka ndihmuar dhe financiarisht organizaten ‘Mjaft’.
Ndërkohë, Gary nuk më njeh siç gënjen publikisht. Nuk di asgjë nga e shkuara ime dhe as të babait tim që ka qënë mjek i respektuar në Shqipëri. Por interesi i gazetarëve nuk është e verteta mbi te shkuarën tonë. Interesi është të përdhosin karakterin tim që të ulin vlerën e mbështetjes ndaj Berishës.
Nese gazetaret vërtet do kishin interes për te shkuarën apo preardhjen time, do kishin pyetur 100 Kokalarët e tjerë qe janë në Shqipëri dhe jo Gary që shumica e familjes nuk i flet me gojë. Në fakt, dhe Kokalarëve të tjere po ju vjen në majë të hundës me këtë individ që fatkeqësisht ndan të njëjtin mbiemër me ne.
Gjithsesi, mua nuk më dekurajoni, perkundrazi, si shumë bashkëatdhetar të tjerë, jam më e vendosur se kurrë për ta çuar deri në fund këtë luftë.
Shihemi në Foltore !!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



