E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evi Kokalari i ngre gishtin e mesit  Rakipit dhe largohet nga studio : “Ik ore q*hu!”
Lajme

Evi Kokalari i ngre gishtin e mesit Rakipit dhe largohet nga studio : “Ik ore q*hu!”

Evi Kokalari është acaruar tej mase në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke u larguar nga intervista, madje duke sharë me fjalor banal Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin.

Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.

Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.

Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.

Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit.

Ylli Rakipi: Po a do të bëhesh politikane e madhe këtu dhe të marrësh pushtetin, do të rrëzosh Edi Ramën?

Evi Kokalari: Ok. Fuck you! (çohet). Nuk bëhet, Kjo nuk është gazetari. Go fuck yourself! (Shko q*hu!)

Ylli Rakipi: Ok. Faleminderit.

Evi Kokalari: Lëreni këtë mënyrë të foluri si katundarë. Shkoni merruni me Lapajn që i jepni platformëm, merru me Edi Ramën që të lëviz ty nga karrikja se s’ke këllqe t’i thuash..

Ylli Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit, ti je bandë!

Evi Kokalari: Ty të mori karriken ai.

Ylli Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë të gjithë shqiptarët. Ti do të bëhesh këtu njeriu më qesharak.

*Kokalari largohet dhe ngre gishtin e mesit.

Debati me Sejaminin

Neritan Sejamini: Një nga problet e politikës është që ajo ka qenë jo parimore. Kanë sharë dhe luftuar njëri-tjetrin dhe pastaj janë ulur me të njejtët njerëz. Në idenë e këtyre 30 viteve, u krijua që këta janë të gjithë bashkë, është lojë e madhe.
Një nga problemet kryesore që kemi është që nuk ka patur politikë parimore. Nuk ka politikanë shqiptarë që nuk janë sharë dhe nuk janë ulur. Njerëzit ndihen të humbur, thonë këta pasurohen dhe bëjnë gjithçka për pushtet.
Lëvizjet e reja dhe ju që vini nga SHBA, nuk e keni këtë presion të përditshëm, nuk jeni të infektuar, ju duhet të bëni politikë më parimore.
Mua më vret më shumë, pasi ti e ke kritikuar Bashën dhe e keni sharë, ulesh prapë me të, se sa kur e bën Berisha me Metën.

Evi Kokalari: Si do të futem unë në zgjedhje në 2025?

Neritan Sejamini: Pra i shkel parimet për pragmatizëm politik?

Evi Kokalari: Trump është ulur me McCarthy, kur i akuzon për korrupsion. Ne kemi patur probleme parimore, i kemi sharë. Trump doli dhe tha do t’i mbështes sepse ka strategji si do të fitojë. Kjo nuk ka të bëjë me parimet. Ama, kur fiton dhe është në pushtet, Trump nuk pyet për ta. Screw you!

Neritan Sejamini: Pse nxehesh ti? Se po flas unë për parime? Si pranon ti të dalësh me një njeri që thua se vë gjoba. Thoni urreni Bashën, tani unë do të bëhem me Bashën si pragmatiste.

Evi Kokalari: Mënyra si e bën, akuzon. Unë nuk kam shkelur asnjë parim. Unë do të luftoj korrupsionin. Këtë merak ke ti se jam ulur unë me Bashën për një kafe?

Neritan Sejamini: A kanë të drejtë t’i kërkojnë llogari politikanëve?

Evi Kokalari: Kjo nuk është fare llogari, por baltosje. Unë i qëndroj gjithçkaje që kam thënë.

Sejamini: Është e rëndë të thuash këtë, që i qëndroj atyre gjërave dhe do të bashkëpunoj me të.

Kokalari: Ty të duhet diplomaci, strategji, nuk fitohet me budallallëk. Mos shih Albin Kurtin. Çfarë po bën Albin Kurti? Ti do diplomaci, strategji…

Sejamini: Për mua, është më mirë të thuash i kam përdorur ato fjalë poltiikisht. Por ti thua janë të vërteta…

Kokalari: Ai (Basha) doli dhe po fliste për Kastratin dhe Manen, ajo ishte gjobë. Kjo ishte në 2021. Ju tani, po jeni assholes! Unë ulem me Bashën, me Berishën. Po bëheni assholes. OMG u ule me Bashën? Ti ke Gaz Bardhin, Salianjin, gjithë pisllëqet e parlamentit. Unë dua të mblidhet elektorati gri dhe të fitojmë zgjedhjet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.