E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fabregas shkruan historinë, Juventus dhe Milan ‘zbythen’ nga Champions-i
Lajme

Fabregas shkruan historinë, Juventus dhe Milan ‘zbythen’ nga Champions-i

Java e fundit e Serie A dhuroi një spektakël të rrallë emocionesh, përmbysjesh dramatike dhe surprizash të mëdha, duke ndryshuar rrënjësisht fatin e disa prej klubeve më të mëdha italiane. Në fund të një mbrëmjeje të çmendur futbolli, Milan dhe Juventus mbetën jashtë zonës Champions, ndërsa protagonisti i papritur ishte Como i drejtuar nga Cesc Fàbregas.

Drama më e fortë u zhvillua në San Siro, ku Milani kishte në dorë fatin e tij. Kuqezinjtë kishin nevojë vetëm për një barazim ndaj Cagliarit për të siguruar një vend në katërshen e parë. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me golin e shpejtë të Alexis Saelemaekers që në minutën e dytë, por gjithçka mori një kthesë të papritur.

Fillimisht Cagliari barazoi me Borrelli, ndërsa në pjesën e dytë Rodriguez përmbysi rezultatin, duke vulosur një humbje tronditëse 1-2 për Milanin. Kjo disfatë i kushtoi rëndë kuqezinjve, të cilët zbritën nga vendi i tretë në të gjashtin brenda 90 minutash dramatike.

Në të njëjtën kohë, Juventus arriti të fitojë ndaj Torino me rezultatin 1-2, por fitorja nuk rezultoi e mjaftueshme. Bardhezinjtë e mbyllën sezonin me pikë të barabarta me Comon, por mbetën pas për shkak të ndeshjeve direkte, pasi skuadra surprizë i kishte mposhtur në të dy përballjet sezonale.

Nga ana tjetër, Como përfitoi maksimalisht nga gabimet e rivalëve dhe shkatërroi Cremonesen me rezultatin 1-4. Ky sukses historik i siguroi skuadrës një vend për herë të parë në UEFA Champions League, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm.

Edhe Roma bëri detyrën duke fituar 0-2 ndaj Hellas Verona, duke siguruar gjithashtu një biletë për në elitën e futbollit europian.

Në përfundim, katër skuadrat që do të përfaqësojnë Italinë në Champions League sezonin e ardhshëm janë: Inter, Napoli, Roma dhe Como.

Ndërkohë, për Juventus dhe Milan, sezoni mbyllet me zhgënjim të madh, pasi do të duhet të kënaqen me pjesëmarrjen në UEFA Europa League, një rezultat që nuk përputhet me pritshmëritë dhe historinë e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.