E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë prej orësh/ Ja sa ka humbur ekonomia globale, bien aksionet e gjigantit të rrjeteve sociale
Publik News

Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë prej orësh/ Ja sa ka humbur ekonomia globale, bien aksionet e gjigantit të rrjeteve sociale

Apikacionet dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë prej më shumë se katër orësh.

Sajti “DownDetector” raporton se nga përdoruesit kanë ardhur gati 80 mijë raportime për WhatsApp dhe mbi 50 mijë në Facebook, lidhur me mosfunksionimin e aplikacioneve.

NetBlocks, e cila gjurmon ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, vlerëson se ndërprerja tashmë i ka kushtuar ekonomisë globale 160 milionë dollarë dhe ka ulur çmimin e aksioneve të Facebook me më shumë se 5 për qind.

Eksperti i sigurisë kibernetike Kevin Kevin Beaumont, shkroi në Twitter: “Ky duket si një gabim epik gjatë konfigurimit, çka nëkupton se Facebook praktikisht nuk ekziston në internet për momentin”.

Stafi i Facebook bën me dije gjithashtu se nuk ishte në gjendje të vlerësonte shkallën e ndërprerjes sepse kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.

Whatsapp, Instagram dhe Facebook Messenger, të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook, funksionojnë në një infrastrukturë të përbashkët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.