Fadroma shtyp për vdekje një burrë
Një aksident fatal ka ndodhur sot në Tiranë, ku ka humbur jetën një burrë 58 vjeç.
Policia bën me dije se, më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se jo më larg se 3 ditë më parë, një mjet i tonazhit të rëndë shtypi një student 23 vjeçar i cili po ecte me biçikletë në zonën e Uzinës Dinamo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



