Fake news/Zbulohet e vërteta e rikthimit të “Prestige Resort”
Dy ditë më parë disa njoftime dolën në rrjetet sociale se “Prestige Resort” ishte rikthyer. Ishin përdorur foto dhe imazhe se gjithçka ishte gati për sezonin turistik dhe të tjera si këto.
Materiale të publikuara në rrjete sociale ku dukej se gjithçka kishte ndodhur me “Prestige Resort”, me pishinat që ishin ndërtuar pa leje dhe ishin shembur, ishte rikthyer aty ku ishte, të paktën te pishinat.
Foto tregonin një zonë të rindërtuar në mënyrë të shpejtë, por që në fakt nuk rezulton kështu.


Raporti i Publik.live tregon se fotot e publikuara nga “Prestige Resort” për rikthimin e pishinave nuk përkonin me të vërtetën. Fotot e paraqitura ishin të një zone të ndryshme, Aquadrom-it, e cila nuk ishte prekur nga prishjet dhe ndërtime të paligjshme. Kjo e bën të qartë se pishinat e ndërtuara pa leje nuk janë rikthyer ose rindërtuar.
CNA.al raportoi rikthimin e pishinave sipas fotove të publikuara nga vetë kompania duke ngritur dhe një pikëpyetje se si kishte mundësi që pas asaj shembjeje të madhe dhe pas prishjes së objekteve pa leje ishin lejuar të ndërtoheshin ato.
Redajsia çoi gazetarin në terren për të parë të vërtetën nga afër. Rezulton se fotot e publikuara në rrjetet sociale nuk janë ato të pishinave që janë shembur, pra zona e pishinave pa leje, të cilat u prishën dhe objekti, nuk janë rikthyer në gjendjen e mëparshme.
Por sipas hartës që sjellim janë një pjesë e Aquadrom-it që i përket jo bregut të detit, por që është në fillim, në hyrje të resortit, e cila nuk ka qenë objekt i prishjes së INUK-ut në muajin nëntor-dhjetor të vitit të shkuar.




Pra fotot e publikuara nga “Prestige Resort” nuk u përkisnin pishinave, të cilat ishin ndërtuar pa leje, pra ato nuk janë rikthyer, nuk janë rindërtuar.
Por fotot e publikuara nga kompania i përkisnin Aquadrom-it që është në hyrje të objektit. Pra, nuk janë rikthyer, nuk janë rindërtuar pishinat, thjesht dhe vetëm situata është e njëjtë dhe fotot dhe videot e tregojnë këtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



