E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Falë Ramës  një vend sekret europian na dha disa vaksina
Publik News

Falë Ramës një vend sekret europian na dha disa vaksina

Deklarata më idiote e KM-së:

Shteti sekret i bashkimit evropian na i dha vaksinën dhe do të na mbajë gjallë vetëm ngaqë keni KM Edi Ramën.

Nuk e di se si arritëm deri te kjo gradë e idiotësisë. Por jo vetëm kaq. Është edhe ligësia që nuk ka fund.
Pra, ne si njerëz nuk e meritojmë. Jemi me fat që lindi Rama këtej nga anët tonë. Falë Kristaqit që zbriti me karron e tij prej Olimpit.
Së dyti. Shteti sekret, nuk është se i përket Evropës së Bashkuar dhe ndan ndonjë vlerë njerëzore. Jo. Atij nuk i plasi për ne. Ai e bën per Ramën. Ka dy mundësi. Ose Rama ka marrë vaksina vetëm për vete dhe ministrat e tij. Dhe në kete rast shteti sekret e ka bërë vërtet për Ramën. Ose duhet të imagjinojmë atë bisedë mes dy KM-ve, aty nga fundi kur ai KM sekret i thotë Ramës sonë: Po e bëj për ty, sepse nuk vlen t’i shpëtosh shqiptarët.

Pra, nuk e di si arritëm deri këtu. Që gjatë diktaturës jetonim falë Enverit, këtë mund ta kuptoj, por që sot jetojmë falë Ramës, këtë nuk ma nxë radakja. Kjo frazë e Ramës duhet të mbetet në kujtesën tonë për me e kuptu një herë e mirë se fajin te ne nuk e kanë pushtuesit, por pandjeshmëria jonë absolute.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.