E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Falja e detit, Rama nxjerr edhe Kodhelin, por ajo e kalon topin: Pyesni Bushatin
Lajme

Falja e detit, Rama nxjerr edhe Kodhelin, por ajo e kalon topin: Pyesni Bushatin

Publikimi i marrëveshjes së fshehtë të Edi Ramës me Greqinë ku i ka dhënë 22.2 kilometra hapësirë detare, e ka tronditur kryeministrin. Me të gjitha mënyrat, Rama është duke u munduar të justifikojë marrëveshjen duke hedhur poshtë gjithçka që thuhet.

Ishte ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ai i cili e bëri publike marrëveshjen, duke thënë se vendi i tij kishte marrë 12 milje detare det, të përkthyera në kilometra i bien 22.2.

Pasi dje lëshoi të gjithë armatën e tij në mbrojtje të marrëveshjes, sot Rama ka nxjerrë edhe kryetaren e Komisionit të Jashtëm në Kuvend Mimi Kodheli, që të mbrojë paktin e fshehtë me Greqinë.

Por Kodheli duket se nuk e ka mbrojtur marrëveshjen. Para gazetarëve ajo tha se, për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

‘Për më shumë mund të pyesni ministrin Ditmir Bushati, pasi ai i ka marrë negociatat’, tha më pas Mimi Kodheli për mediat e pranishme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.