E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja i shkruan popullit: Mos i jepni mandat të 3-të, na e ktheni në shtëpi Edin
Lajme

Familja i shkruan popullit: Mos i jepni mandat të 3-të, na e ktheni në shtëpi Edin

Mandatin e tretë nuk do e kërkoja, sepse dua të rri me familjen, por po e bëj për Shqipërinë’. Kështu shkroi kryeministri Rama dy ditë më parë në rrjetet sociale.

Në një postim të gjatë, teksa rendiste arsyet se përse duhet të merrte mandatin e tretë, ai tha se kishte shumë borxhe ndaj familjes së tij, sidomos ndaj djalit të vogël, Zahos, por po e bënë këtë ‘sakrificë’, për popullin shqiptar.

Kjo deklaratë e tij, është bërë mjaft virale, madje kanë nisur edhe mem-et në rrjetet sociale.

Së fundmi, qarkullon një letër, si të ishte familja e kryeministri, e cila i kërkon qytetarëve të mos e votojnë PS dhe as Ramën, që ai të kthehet në shtëpi.

Ironia vazhdon më tej ku thuhet se:

‘Ai do rrijë me ne, por ju po e shtrëngoni për mandatin e tretë’.

Letra mbyllet me një shprehje të Nolit për Skënderbeun:

‘Qan nëna për një bir, qan shpata për një burrë’.

Në fund të saj me sarkazëm dhe imagjinatën e pashoq të qytetarëve thuhet:

‘Popull mendo për ne, na e kthe Edin’.

Letra

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.