E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja ne gjendje shoku,“Lajmin e morëm vesh nga televizionet”, familja e oficeres së vrarë sot hap dyert e mortit
Lajme

Familja ne gjendje shoku,“Lajmin e morëm vesh nga televizionet”, familja e oficeres së vrarë sot hap dyert e mortit

Kanë hapur dyert e mortit familja e oficeres së vrarë sot gjatë misionit të NATO-s në Letoni, për demontimin e minave.16426147_1335586479795949_2467683145386483399_n

Zarife Hasanaj, 32 vjeçarja nga Tropoja, prej vitesh banonte në Tiranë në zonën e Babrrusë, së bashku me familjen e saj, nënën, babanë dhe vëllanë, ndërsa dy motrat e saj të martuara jetonin jashtë vendit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Adem Osmanaj, i afërm i viktimës, është shprehur se lajmin tragjik e kanë mësuar nga mediat.

Banesa e Zarife Hasanaj ne Babrru

Aktualisht në banesë ndodhej vetëm nëna dhe vëllai i 32 vjeçares, të cilët nuk kanë mundur të flasin asnjë fjalë, ndërsa ndodhen në gjendje shoku pas tragjedisë që ka prekur familjen e tyre.

I ati i oficeres ende nuk është njoftuar për humbjen e të bijës, pasi ndodhej në një ceremoni mortore në Tropojë dhe ishte duke u kthyer për në banesë, në Tiranë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi paraditen e kësaj të hëne se e reja kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi i një mine të cilën ishte duke e pastruar.

Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, pjesë e grupit të FA, njëri në gjendje të rëndë.

18033568_1416445318376731_2224993266233400739_n45798008_2047996228554967_5397954797858979840_n12717727_1053998954621371_6514448679428293459_nsdfgsdf11231911_958541310833803_8255624628693172758_n12717896_1091477377540195_341544733950656141_nhasanaj

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.