E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja Rasha del me një letër publike
Lajme

Familja Rasha del me një letër publike

Familja e Klodian Rashës ka dalë ditën e sotme me një letër publike drejtuar qytetarëve që kanë dalë në protestë për djalin e tyre 25 vjeçar që u vra nga një efektiv policie.

Në këtë letër ata i drejtohen qytetarëve se dhuna nuk ndihmon asgjë dhe se drejtësia duhet të gjendet në mënyrë paqësore. Në letër shkruhet edhe për policin që rrezikon të humbasë njërin sy dhe familja Rasha tregon se do të jetë pranë tij dhe se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin sepse në këtë mënyrë edhe dhimbja e tyre thellohet më shumë.

“Pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij. Ajo që na ndodhi ne mos i ndodhtë as hasmit! Por ato që po shohim të ndodhin pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme.

Djalit tonë ja mori jetën arma e një polici dhe ne duam drejtësi deri në fund për jetën humbjen e tij. Por rrëmujat në emër të djalit dhe plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici, nuk sjellin drejtësinë po vetëm padrejtësi të tjera.

Ne i jemi pranë familjes së policit që rrezikon të humbë sytë dhe i lutemi të gjithë djemve të rrëmbyer nga inatet e politikes te mos manipulohen nga politika. Politika që kërkon rrëmujë dhe shkatërrim nuk sjell drejtësinë po rrezikon jetë të tjera djemsh të pafajshëm dhe shqetëson mburrë popullin shqiptar. Ne dëshirojmë shumë që vdekja e tmerrshme e djalit tonë të vlejë për të mos i ndodhur kurrë askujt e njëjta tragjedi.

Por e drejta duhet te shkoje në vend në gjykate dhe ne e presim nga shteti ta garantoje drejtësinë, jo nga dhuna politike. Politikanët t’i thërrasin mendjes se boll e kanë lodhur këtë popull me lojërat e tyre dhe te mos i hedhin benzine zjarrit për interesin e tyre.

Duam ti falënderojmë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhimbjen tonë të madh dhe ua shpërblefshim veç në gëzime! Të shkuara policit të plagosur dhe veç te mira pastë bashke me prindërit dhe familjen e tij”, thuhet në letrën e plotë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.