E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët e gjetën Klevi Bahon 1 orë pas plagosjes
Lajme

Familjarët e gjetën Klevi Bahon 1 orë pas plagosjes

Teksa në Shqipëri kishte nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 30 qershorit, pas mesnate një krim tronditi Elbasanin. Një 22-vjeçar, Klevi Baho u vra me armë teksa ishte në makinë me vëllain e tij 29-vjeçar Aldo Baho. Ngjarja e rëndë, e cila nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, ndodhi në fshatin Murras të Elbasanit rreth orës 00:45, siç policia e Elbasanit njofton zyrtarisht. I riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plumbave të marrë, ndërsa vëllai i tij Aldo Baho ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Klevi Baho ka qenë në këmbë buzë rrugës Elbasan-Peqin pranë një karburanti, teksa një person i maskuar ka ardhur dhe i është drejtuar duke i thënë: Ti je Klevi? 22-vjeçari është përgjigjur duke thënë: Nuk jam unë. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip Audi me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale. Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje.

Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë Spitalit kirurgjik nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre. 22-vjeçari u gjet nga familjarët pas disa kërkimesh poshtë një ure që lidh rrugën nacionale me fshatin. I riu ka qenë me shenja jete dhe familjarët e kanë çuar në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe aty ka ndërruar jetë.

Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh. Klevi Baho mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali. /Shqiptarja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.