E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët e Jeton Lamit refuzojnë urdhërin e mbrojtjes, policia ka videon e tij me Ervis Martinajn dhe një vajzë
Publik News

Familjarët e Jeton Lamit refuzojnë urdhërin e mbrojtjes, policia ka videon e tij me Ervis Martinajn dhe një vajzë

Policia ka shkuar në shtëpinë e ish-policit Jeton Lami dhe i kanë ofruar ndihmë, nëse ndihen të rrezikuar nga ndonjë person, pasi familjari i tyre ka ndihmuar të shumë-kërkuarin Ervis Martinajn. Mirëpo, familjarët janë shprehur se nuk kanë frikë nga askush dhe se deri më tani nuk kanë nevojë për urdhër mbrojtje.

Ndërkohë, policia dhe prokuroria e Kurbinit ende nuk kanë gjurmë nga Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 7 gusht.

Prokuroria e Kurbinit ka tentuar disa herë të marë në pyetje, ish-policin Jeton Lami, por ai nuk ka pranuar të flasë.

Prokuroria ka një video të Jeton Lamit, Ervis Martinajt dhe një vajze në hollin e një hoteli në Durrës. Lami ishte polici më i besuar i Ervis Martinajt, por mesa duket jo i vetmi.

Pak para arrestimit, Lami ka folur me Gledis Nanon dhe dyshohet se i ka treguar të gjithë krerët e policisë, që kanë pasur bashkëpunim me kreun e grupit kriminal, Ervis Martinaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.