E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët e Sibelës  që u hodh nga pallati, krahasojnë fotot: Nuk është vajza ime ajo!
Lajme

Familjarët e Sibelës që u hodh nga pallati, krahasojnë fotot: Nuk është vajza ime ajo!

Familjarët e 27-vjeçares Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u hodh nga ballkoni i katit të 4-rt pas mesazheve shantazhuese nga Altin Çoku, kanë deklaruar se vajza në foton intime të publikuar nga ai në rrjetin social TikTok, nuk është Sibela.

sibela abedini foto altin coku familjret

Motra e 27-vjeçares ka dërguar një foto të Sibela Abedinit në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ku kanë bërë krahasimin me foton e shpërndarë dhe theksojnë se nga krahu i saj, duket që nuk është e ndjera.

“Krahu i vajzës që ka dalë në foto është krahu i parë dhe më pas kemi krahun më të vogël është Sibela e vërtetë. Fotoja është më fytyrën e Sibelës, por krahu nuk është i saj”, theksoi moderatorja Ahmeti.

Foto e vërtet e Sibelës sipas familjarëve

Foto e vërtet e Sibelës sipas familjarëve

Ndërkohë edhe nëna e 27-vjeçares u shpreh se vajza në foto nuk është e bija, por një fotomontazh.

“Jo absolutisht, nuk është goca ime kjo”, u shpreh nëna e Sibelës, Daniela Abedini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.