Familjarët kërkojnë trupin ,po qajmë pa xhenazenë: Zjarrfikësit-familjarëve të Salës: S’kemi mjete
Përplasje të forta mes familjarëve të Arjan Salës dhe zyrtarëve të zjarrfikësve, të cilët i kanë akuzuar se nuk kanë mjetet e duhura për të ndërhyrë në ambientet e magazinës që prej dy ditësh ndodhet në flakë, pranë kthesës së Kamzës.
Pjesë nga debati:
Familjarët: Ne duam që të gjendet personi, mos gënjeni.
Ekipi i zjarrfikësve: A doni që të flasim apo të gënjejmë?
Familjarët: Ne japim 40 milionë lekë vetëm të gjendet njeriu. Ky prononcim nuk është në shërbim për momentin.
Zjarrfikësit: Ne nuk jemi këtu për të bërë elozhe.
Familjarët: Ne na ka ikur vëllai, na gjeni trupin.
Zjarrfikësit: Unë kam 27 vite në këtë punë, dhe unë i përjetoj edhe vetë rastet.
Familjarët: Ne nuk kemi ardhur këtu që të dalim në televizor.
Zjarrfikësi: Sa ditë kam unë këtu pa lëvizur nga vendi?
Familjarët: Ne po e qajmë këtu te porta, pa më dalë xhenazja. Ne nuk po bëhemi pengesë, ju lutemi shumë, na e jepni një informacion, pse nuk keni thënë ju të vijë një familjar. Prononcimin për mediat na i jepni më vonë. Ju nuk keni pasur pajisje, keni qenë me bombula 3-litroshe, mungesë mjetesh, një veshje antizjarr nuk e kishin ata njerëz gjatë natës? Erdhën vetëm dje nga ora tre. A nuk është gjynah kjo që ndodhi?
Zjarrfikësi: Unë sot jam palë këtu me ty, natyrisht që na duhen mjete, dhe çdo reagim i juaji është i kuptueshëm.
Familjarët: Ti rrezikon jetën tënde kur nuk ke asnjë paisje, me çfarë do të shpëtosh djalin tim?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



