E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fansja i propozon Luizit për martesë dhe ironizon Kiarën: Vishu si të duash, të pres në Florida. Ja si u përgjigj këngëtari
Showbiz

Fansja i propozon Luizit për martesë dhe ironizon Kiarën: Vishu si të duash, të pres në Florida. Ja si u përgjigj këngëtari

Banorët e “Big Brother VIP” kanë lexuar mesazhet e shumta që vijnë nga fansat e tyre.

E në mes të shumë urimeve dhe komplimentave për ta, nuk kanë munguar as propozimet ku një fanse i ka shkruar Luiz Ejllit se nëse Kiara Tito ndryshon mendje, ajo e pret në Florida.

E jo vetëm kaq, vajza nga Korça i tha gjithashtu se ai mund të vishet si të dojë, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar shpesh herë këngëtarin për rrobat që vesh.

“Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan fansja.

Ndërkohë Luizi i përgjigjet: “Ti qenke zemër, je flori. A ndërroj mendje? Mendje nuk ndërroj por në Florida vij bashkë me Kiarën, na prit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.