Farkë, i riu vetëhidhet nga kati i dytë dhe humb jetën
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Në Farkë të Vogël, i riu Eri Gjata, vetëm 33 vjeç, është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Burime nga pilicia bëjnë me dije se ai ka pasur probleme psikike gjatë kohëve të fundit dhe ka tentuar edhe më parë vetëvrasjen, por është shpëtuar nga familjarët e tij.
Ndërkohë, një 60-vjeçar është gjetur i pajetë nga kalimtarët në zonën e Komunës së Parisit. Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ky është rasti i dytë i ngjashëm brenda pak ditësh. Nga ajo që mund të shquhet në momentet e para 60-vjeçari F. D. Nuk ka shenja dhune.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



