Fatos Lubonja komenton mbi marrjen e Sali Berishës si të pandehur nga SPAK
Analisti Fatos Lubonja, në emisionin “Open” e quajti marrjen e Sali Berishës si të pandehur një “politikë fasade”, që sipas tij është ajo që di të bëjë më mirë Edi Rama. Lubonja theksoi se ndërkohë që korrupsioni dhe krimi kanë ekzistuar edhe në kohën e PD-së, pyetja që duhet bërë është nëse ata që janë sot në pushtet do të hetohen për veprimet e tyre.
Lubonja shtoi se, sipas standardeve të dosjes “Partizani”, Edi Rama mund të merret i pandehur çdo ditë për ndryshimin e ligjeve, por sistemi aktual i politikës dhe drejtësisë po e forcon pushtetin e Ramës, duke e dëmtuar Shqipërinë. Ai përfundoi duke thënë se, edhe nëse një figurë e pastër si Jezu Krishti do të formonte një parti në Shqipëri, Edi Rama do të fitonte sërish.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



