E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatura zyrtare e arbitrazheve vlerësohet 263 mln euro. Sa të tjerë janë potencialisht për tu fituar?
Publik News

Fatura zyrtare e arbitrazheve vlerësohet 263 mln euro. Sa të tjerë janë potencialisht për tu fituar?

Ndërkohë që janë Safa, Italstrada, janë çështje të viteve 2003, 2004, 2005 bëhet fjalë për kontrata publike të bëra në Republikën e Shqipërisë, bëhet fjalë edhe për punë publike që nuk kanë patur cilësinë e duhur , por që fatkeqësisht janë pranuar nga inxhinierët edhe nga stafet inxhiierike që kanë ndjekur projektet në ministritë përkatëse. Zyrtarë të tillë dhe inxhinierë që janë bërë palë me investitorin, kanë abuzuar dhe ka vijuar më tej edhe në procedurën në arbitrazh” u shpreh Ledina Mandia, Ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit.

Gjithashtu, edhe një tjetër detyrim prej 50 000 Euro që shteti shqiptar duhet të paguajë si detyrim arbitrazhi për shkak të kompanisë Tirana International Airport sh.p.k. Në lidhje me këtë çështje, nga Avokatura e Shtetit në datë 19.04.2019, është shpallur thirrja për sigurimin e konsulencës së huaj me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit Shqiptar, në kushtet e negocimit apo rishikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me Tirana International Partners SH.P.K, për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë. Detyrimi është i njohur nga Llogaritë e Shtetit.

Kostoja faktike e vlerësuar dhe raportuar nga Ministrja e Financave Anila Denaj e detyrimeve të arbitrazhit është 263 mln Euro, Disa çështje të tjera të hapura në Arbitrazhin Ndërkombëtar potencialisht mund të sjellin kosto shtesë për buxhetin e shtetit nëse Vendimi i Gjykatave Ndërkombëtare të Arbitrazhit bëhet në favor të palës private. Në total detyrime potenciale që mund të materializohen në kosto buxhetore shtesë janë në afro 300 milion Euro. Nëse këto vendime merren në favor të Bizneseve, kjo do të sillte automatikisht rritjen e Detyrimeve të Shtetit Shqiptar për Vendimet e Arbitrazhit.

Gjatë vitit 2020 janë regjistruar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve 3 çështje:

Durrës KURUM Shipping sh.p.k dhe të tjerë vs Shqipëria: Kjo çështje është iniciuar në datë 23 Shtator 2020 nga kompania Durrës Kurum Shipping dhe të tjerë, ndaj shtetit shqiptar, për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës së koncesionit Për Menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontenjerëve në Portin e Durrësit, si dhe për shkak të marrjes së aseteve të terminalit nga Autoriteti Portual i Durrësit. Sipas të dhënave të publikuara nga ICSID, shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani është në vlerën 100 milionë Euro.

Arka Energy B.V vs Shqipëria: Kjo çështje është iniciuar në datë 18 Dhjetor 2020 nga kompania Arka Energy B.V, e cila ishte kompani pjesëmarrëse në konsorciumin e shpallur fituese përmes një procedure tenderi ndërkombëtare, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Akërni në vitin 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga ICSID, dëmshpërblimi i pretenduar nga kjo kompani është në vlerën 110 milionë Euro.

Costruzioni DONDI & KUBOTA CO. vs. Shqipëria: Kjo Çështje është iniciuar në vitin 2018 nga kompania Costruzioni Dondi & Kubota co., e cila është kompania zbatuese e kontratës së nënshkruar në datën 30.01.2014, Për përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe me vlerën rreth 81,000,000 Euro. Kontrata është ndërprerë në datën 04.07.2018 në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin, dhe deri në këtë datë, punimet ishin kryer rreth 70% ose në vlerën 56 Milion Euro. Për prishjen e kësaj kontrate në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës, kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër. Shuma e pretenduar është 90 milionë Euro.

Së fundmi, një tjetër vlerë që i shtohet Buxhetit të Shtetit shqiptar për tu paguar është rreth 45 367 986 Dollarë apo rreth 37 465 663 Euro, për Vendimin final të marrë në 1 Shtator 2020 nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë me qëndër Arbitrazhi Paris. Bëhet fjalë për Arbitrazhin mes Investitorit JV Copri Construction Enterprises e të tjerë dhe Shtetit Shqipar. Pala paditëse në këtë rast JV Copri Construction Enterprises dhe të tjerë kanë ngritur pretendime mbi:

a) Kontratën për “Ndërtimin e Segmentit Rrugor Tiranë-Elbasan Nr. 1; dhe
b) Kontrata për “Ndërtimin e Segmentit Rrugor Tiranë-Elbasan Nr. 3

Pretendimet e paditësve lidhen me amendimet e parregullta të kontratës, pranimit të kostove shtesë dhe ndryshimit të projektit. Më 1 Shtator 2020, Arbitrazhi ICC shpalli fitues palën private, duke i sjellë kosto buxhetit të shtetit vlerën e mësipërme prej rreth 45 367 986Dollarë apo rreth 37 465 663 Euro. Kjo vlerë nuk është paraqitur ende në publikimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pavarësisht se është marrë vendimi final nga Arbitrazh ICC.

Cështja Beccheti nuk është fatura e vetme e kripur që taksapaguesit shqiptarë të cilët ushqejnë buxhetin e shtetit, do të kontribuojnë për mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe një investitori të huaj.

Të dhënat e Raportit të Mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2019 dhe 2020, Qendr?s Nd?rkomb?tare p?r zgjidhjen e Mosmarr?veshjeve t? Investimeve si dhe Raportit Vjetor Mbi Zbatimin e Buxhetit te Shtetit 2018, i publikuar nga Kontrolli i Lart? t? Shtetit, Open Data Albania, tregojnë se deri n? Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime t? mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 mln e 485 mijë e 296 Euro. Detyrimi kanë të bëjnë me Dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet tu japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në Arbitrazh ose kosto shpenzimesh arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga Shteti.

Ndërkohë ka procese të tjera Arbitrazhi që ende nuk kanë marrë formën përfundimtare apo ende nuk janë njohur zyrtarisht nga Shteti Shqiptar të cilat janë fatura potenciale në kurriz të taksapagueëve shqiptarë. Po njësoj detyrime janë edhe kostot administrative t? arbitrazhit apo kamatat e mosshlyerjes së detyrimit menjëherë në kohë.Në gjyqet ndërkombëtare të Arbitrazhit për të cilat Shteti shqiptar njeh detyrime financiare janë shtatë çështje. Këto detyrime janë dëmshpërblime për Investitor? Privat? apo Biznese që kanë pretenduar apo paditur Shtetin shqiptar, sikurse edhe kosto që lidhen me procesin e gjykimin në arbitrazh;

J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;
SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Valeria s.r.l kund?r Ministris? së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave
Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;
TIA (Tirana International Aeroport) shpk kundrejt Shqipërisë

“Kostot nuk vijnë menjëherë. Në qoftë se shteti shqiptar miraton një ligj me palë përfituese shteti shqiptar duket sikur nuk ka difekt apo problematikë. Por në momentin që kjo nuk realizohet, palës i lind e drejta që ta zgjidhë mosmarrëveshjen në arbitrazh dhe të kërkojë vlerën e munguar të kontratës që nuk ka realizuar”, u shpreh Aranita Brahaj, Open Data

Por pesh?n më t? madhe ndaj faturës totale t? Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe t? tjer?t kund?r Shqip?ris? – Familja Becchetti. Ky vendim është njohur nga shtetit shqiptar si detyrim që në dokumentin zyrtar Raporti i Mes Vitit mbi Zbatimin e Buxhetit 2019, t? publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomis?. Detyrimet për këtë cështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative t? procesit t? arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.

Vlera e njohur dhe raportuar nga Qeveria Shqiptare nuk përfshin kamatën për vonesën e pagesës së Dëmit të Vendimit 2018. Në këtë vendim parashikohet se për cdo vit Vonesë Qeveria Shqiptare ngarkohet me një kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa miliona Euro shtesë. Shkak i mosmarr?veshjeve mes pal?ve është pengesa për realizimit e investimeve n? hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin Agon Channel dhe impjantin e trajtimit t? mbetjeve nga kompanit? Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beccheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti. Por gjykata e arbitrazhit ka pranuar vetëm padinë për investimin në Agon Channel.

Nj? tjet?r detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit. Ky konflikt i kushton Shtetit 1 milion Euro. Kjo çështje në arbitrazh është fituar nga shteti ynë, por pagesa njihet për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.

Nga Buxheti i Shtetit duhet t? paguhet gjithashtu dhe vlera prej 550 000 Euro p?r konfliktin ndërmjet Ministris? s? Bujq?sis? dhe Zhvillimit Rural dhe kompanis? Valeria Italia s.r.l. Kompania Italiane Valeria s.r.l ka filluar procesin e arbitrazhit ndaj Shqiperise n? vitin 2018, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore. Sipas Raportit t? Mes-vitit t? Zbatimit t? Buxhetit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomis? njeh si detyrim t? Shtetit Shqiptar ndaj Pal?s Private vet?m koston totale t? shpenzimeve p?r avokat?t dhe kostot fillestare t? arbitrazhit n? vler?n 769 500 Euro, dhe deri n? Qershor 2019 jan? likujduar nga shteti shqiptar 219 500 Euro. Për këtë Çështje nuk ka ende nj? Vendim final t? Gjykat?s Nd?rkomb?tare t? Arbitrazhit.

Burime të Top Story zbuluan se kjo cështje ishte diskutuar për tu zgjidhur me marrëveshje. Por Firma ligjore që po mbron kompaninë italiane Valeria |SRL në padinë ligjore kundër kundër shtetit shqiptar në Arbitrazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar përmes një njoftimi se kjo gjykatë ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e saj duke rrëzuar mundësitë e arritjes së një marrëveshje mes kompanisë italiane dhe shtetit shqiptar.

Nj? tjet?r shum? q? duhet t? paguhet nga Buxheti i Shtetit ?sht? detyrimi ndaj shoq?ris? “J&P AVAX” s.a, n? vler?n 4 214 402 Euro, si rezultat i konfliktit mes kompanis? dhe ish Ministris? s? Pun?ve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Konflikti ka lindur p?r shkak t? mosmarr?veshjeve mes pal?ve gjat? zbatimit t? kontrat?s nr. C-006, dat? 22.05.2005 P?r nd?rtimin e segmentit rrugor Gjirokast?r – Tepelen?, pjes? e korridorit Veri-Jug.

Konflikti mes kompanis? SAFA sh.p.k dhe Ministris? s? Infrastruktur?s dhe Energjis? i ka shkaktuar buxhetit t? shtetit koston prej 3 543 338 Euro. Kjo ç?shtje lidhet me projektimin dhe nd?rtimin e rrug?s Tiran? – Elbasan. Nga Raporti i Ministris? s? Financave evidentohet se n? k?t? vler? jan? p?rfshir? vlera e d?mshp?rblimit ndaj Investitorit prej 2 495 166 Euro dhe kostot administrative t? Arbitrazhit n? vler?n 1 048 166 Euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.