E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Faza e re e protesës, njoftohet krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar
Lajme

Faza e re e protesës, njoftohet krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar

Protesta Kombëtare, e nisur më 31 maj kundër qeverisë, klasës politike dhe politikave që, sipas organizatorëve, dëmtojnë interesat kombëtare, shënon sot ditën e saj të 40-të.

Në këtë përvjetor të protestës, një grup aktivistësh që kanë qenë pjesë e lëvizjes që prej ditës së parë ka bërë publike nismën për krijimin e një Kuvendi Kombëtar Qytetar, i cili synon të shërbejë si organ përfaqësues i protestës.

Në deklaratën e publikuar prej tyre thuhet se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe se, përveç vijimit të mobilizimit në shesh, kërkohet një strukturë e qëndrueshme organizimi dhe përfaqësimi që do të drejtojë kauzën qytetare.

Sipas grupit të punës, Kuvendi Kombëtar Qytetar do të zgjidhet nga vetë pjesëmarrësit në protestë, ndërsa çdo vendim i marrë prej tij do të duhet të miratohet nga qytetarët përmes një procesi transparent dhe të verifikueshëm.

Aktivistët deklarojnë se protesta ka nisur kundër, sipas tyre, “shitjes së pasurive kombëtare”, largimit masiv të shqiptarëve, korrupsionit dhe bashkëpunimit politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Mes kërkesave të tyre janë demokracia, shteti i së drejtës, ekonomia e lirë dhe mbrojtja e integritetit territorial të vendit.

Në thirrjen drejtuar qytetarëve, grupi nismëtar fton çdo protestues që mbështet këto parime t’i bashkohet procesit të krijimit të Kuvendit Kombëtar Qytetar.

Sipas tyre, përfaqësimi do t’i përkasë vetëm protestës dhe asnjë vendim nuk do të merret jashtë vullnetit të pjesëmarrësve në të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.