E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FBI fillon investigimin, plas skandali i korrupsion me Argjentinën
Bota

FBI fillon investigimin, plas skandali i korrupsion me Argjentinën

Pikëpyetjet e forta për 300 milionë dollarët e dyshimta

Një hetim i gjerë financiar ka tronditur Argjentinën gjatë periudhës së Botërorit, pasi autoritetet amerikane dhe ato argjentinase po shqyrtojnë mënyrën se si janë menaxhuar fondet e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), e drejtuar nga Claudio Tapia.

Sipas gazetës argjentinase “La Nación”, në hetim është përfshirë edhe FBI, ndërsa dyshohet se rreth 300 milionë dollarë kanë kaluar përmes llogarive të hapura në pesë institucione financiare.

Prokurorë federalë dhe agjentë të FBI-së po mbledhin dëshmi dhe dokumentacion mbi lëvizjet financiare, me qëllim përcaktimin nëse ndonjë prej transaksioneve përbën shkelje penale, përfshirë dyshimet për pastrim parash ose mashtrim financiar.

Në fokus kompania që dyshohet se ka lëvizur qindra milionë dollarë

Në qendër të hetimit është vendosur kompania “TourProdEnter LLC”, e cila rezulton se i përket Javier Faroni dhe bashkëshortes së tij Erika Gillette.

Sipas të dhënave të bëra publike, nga kjo kompani janë transferuar të paktën 260 milionë dollarë përmes pesë bankave amerikane.

Hetuesit po analizojnë destinacionin e këtyre fondeve dhe lidhjet e mundshme mes kompanisë private dhe Federatës Argjentinase të Futbollit.

Nga shuma totale e lëvizjeve financiare, vetëm një pjesë lidhet me shpenzime të AFA-s, ndërsa rreth 57 milionë dollarë të tjera dyshohet se janë transferuar drejt kompanive të ndryshme.

Hetimi synon të zbardhë nëse këto transaksione kanë pasur një justifikim të ligjshëm financiar apo nëse janë përdorur skema për fshehjen e origjinës dhe destinacionit të parave.

Federata Argjentinase e Futbollit, e cila vitet e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas sukseseve sportive të kombëtares, tashmë përballet me një proces verifikimi të thelluar mbi menaxhimin financiar të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.