E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FDA: Nuk mjafton 1 dozë e Pfizer, duhen dy
Bota

FDA: Nuk mjafton 1 dozë e Pfizer, duhen dy

Drejtori i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA Dr. Peter Marks, është shprehur në një konferencë për shtyp se “ka pasur shumë zhurmë” lidhur me faktin nëse mjafton vetëm një dozë e vaksinës Pfizer, për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.


Sipas shumë personave, një dozë vaksine është e mjaftueshme dhe mund të ndihmojë në zgjatjen e furnizimit me vaksina.

Por qëndrimi i FDA është i prerë dhe kërkon që të merren të dy dozat.

“Mënyra se si u realizua studiua regjimi ishte që të gjithë, morën dy doza të vaksinës, kështu që ne dimë vetëm se njerëzit janë të mbrojtur me dy doza të vaksinës,” tha Marks.

Sipas Marksit ata kanë kaluar shumë kohë për të mbledhur të dhënat dhe duke i mbështetur vendimet tek shkenca dhe se mendimit se një dozë mjafton është një budallallëk sipas tij. Për këtë FDA thotë se nuk ka asnjë provë dhe prandaj ata rekomandojnë që qytetarët të marrin nga dy doza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.