E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ferrari i Schumacherit shitet në ankand për 6.4 milionë euro
Lajme

Ferrari i Schumacherit shitet në ankand për 6.4 milionë euro

Michael Schumacher ka qenë një artist në llojin e tij dhe vepra që ai ka bërë sigurisht që është ndër të rrallat, madje edhe ankandin e veprave të artit.

Për herë të parë në historinë e ankandeve, organizuar nga grupi Sotheby është shitur një makinë e garave të Formula 1.

Në “Contemporary Art Evening Auction” u nxor në shitje makina Ferrari me të cilën piloti gjerman fitoi garën për Çmimin e Madh të Montekarlos në vitin 2001, transmeton Supersport.

Pritshmëritë ishin që makina të shitej për vlerën e 4 ose 5 milionë eurove, por në fakt ankandi u mbyll për shifrën e 6.4 milionë eurove.

Sotheby nënvijëzoi që kjo është hera e parë që një makinë garash me një vlerë dhe çmim të tillë përfshihet në një ankand të veprave të artit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.