E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fidel Ylli i anulon Sandër Frangajt tenderin 1.5 miliardë lekë për TV-Klan e Digit-Alb
Lajme

Fidel Ylli i anulon Sandër Frangajt tenderin 1.5 miliardë lekë për TV-Klan e Digit-Alb

Në sqarimet e Kryetarit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, zbulohet skandali, që kompania “Digit-Alb” nuk është e pajisur me Certifikatë-Licencë-Autorizim nga AKEP dhe nuk është e regjistruar në “Regjistrin e sipërmarrësve Ekonomike Mediatike”, që do të thotë, se Sandri dhe ortakët e tij ushtrojnë aktivitet të paligjshëm…

Përveç luftës së heshtur të klaneve brenda kupolës së Rilindjes, për pozita sa më të forta në PS, në qeveri dhe në tepsinë e pushtetit, kacafytja për milionat e buxhetit të shtetit, ka nisur edhe mes klientëve e sekserëve të Edi Ramës jashtë qeverisë.

Në muajin nëntor 2023, Rama urdhëroi Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, të hiqte 1.4 miliardë lekë nga fondi ngrohjes së nxënësve, dhe t’ia jepte Komitetit Olimpik Shqiptar për një tender të sajuar e fiktiv, për gjoja filmime dhe transmetime live të ekipeve sportive shkollore.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Komitetit Olimipik Shqiptar, Fidel Ylli, dy xhambazët e vjetër të kullave që në Bashkinë e Tiranës; kishin rënë dakord, që këto 1.4 miliardë lekë, t’i jepeshin Aleksandër Frangajt para datës 31 dhjetor 2023, nëpërmjet një tenderi ku “TV-Klan” do paraqitej me logon e “Digit-Alb”.

Tenderi  bë dhe fitues u shpall Aleksandër Frangaj në vlerën 1 miliardë 560 milionë lekë me TVSH, ndërsa firma rivale “TIBO” me ofertë 190 milionë lekë më pak u skualifikua.

Por dy ditë pas zhvillimit të tenderit, mes Aleksandër Frangajt e Fidel Yllit plasi sherri për ndarjen e pjesës, siç thuhet, ngaqë Aleksandër Frangaj donte të merrte të gjithë vlerën pa dhënë pjesët e paracaktuara në pazarin e bërë paraprakisht.

Kaq mjaftoi, që Fidel Ylli ta shpallte të pavlefshme procedurën e tenderit, të bllokonte njoftimin e fituesit dhe të anulonte procedurën, duke i quajtur “me mangësi, të paligjshme e të falsifikuara me qëllim mashtrimi për të fituar tenderin”, dokumentet që paraqiti “TV-Klan” nëpërmjet kompanisë garuese “Digit-Alb”.

Në njoftimin për bllokimin dhe anulimin e tenderit, Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka paraqitur 13 prova të paligjshme në dosjen e “TV-Klan” e “Digit-Alb” të Aleksandër Frangajt.

Mes tyre, faktin që marrëveshja e lidhur ndërmjet “Digit- Alb” e “TV-Klan”, është bërë me qëllim kualifikimi e shpallje fitues, por që bie ndesh me Ligjin Nr.162/2020, datë 23.12.2020.

Po kështu, Aleksandër Frangaj, ka mashtruar duke paraqitur dokumentet sikur ka bërë sigurim oferte në vlerën 2% të vlerës së fondit limit, kur faktikisht e ka më të vogël se vlera ligjore.

Kompania “Digit-Alb”, nuk ka “Certifikatë Ndërkombëtare ISO 9001:2015” si platformë mediatike dhe as kapacitete profesionale të operatorëve e certifikim të tyre dhe as të teknikës dhe për sistemin e menaxhimit të cilësisë; madje ka mashtruar dhe me numrin e punonjësve.

Në sqarimet e Kryetarit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, zbulohet skandali, që kompania “Digit-Alb” nuk është e pajisur me Certifikatë-Licencë-Autorizim nga AKEP dhe nuk është e regjistruar në “Regjistrin e sipërmarrësve Ekonomike Mediatike”, që do të thotë, se Sandri dhe ortakët e tij ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.