E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier, 17-vjeçari godet me thikë nxënësin tjetër në shkollë
Lajme

Fier, 17-vjeçari godet me thikë nxënësin tjetër në shkollë

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mëngjes në fshatin Cakran, Fier, ku dy nxënës të shkollës së mesme u përfshinë në një konflikt të dhunshëm. Rreth orës 08:30, gjatë një përleshjeje mes dy bashkëmoshatarëve, shtetasi B.D., 17 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin Y.Xh, i cili është nxënës po në këtë shkollë.

Pas ngjarjes, shtetasi Y.Xh. u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale ka reaguar shpejt dhe ka mundur të kapë dhe të shoqërojë shtetasin B.D. për veprime të mëtejshme hetimore. Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar thikën e përdorur si provë materiale.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti, dhe do të merren masa në përputhje me ligjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.