Fier/Akuzohet për “vrasje me dashje” e “plagosje”, arrestohet 30-vjeçari
Policia njofton se ka arrestuar një 30-vjeçar në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka vrarë një person në Sicili e ka plagosur një tjetër.
Ndaj tij gjykata italiane ka caktuar masën “arrest me burg” për “vrasje me dashje”. I arrestuari është Dhimitraq Xhoku. I riu do të ekstradohet në Itali.
“Fier/Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Palermo”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri.
I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



