E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Dalin detaje nga vrasja e efektivit  të “Shqiponjave”
Lajme

Fier/ Dalin detaje nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin ditën e sotme. Një efektiv i forcave Shqiponja është ekzekutuar me armë zjarri ku sipas dyshimeve të para mendohet të ketë qenë një konflikt i çastit.

Deri tani mësohet se viktima është 28 vjeçari Neveuz Cenalia ndërsa autori i krimit është shtetasi Asllan Mernica.

Image

Viktima

Në foto e siguruara nga vendi i krimit shihet trupi i pajetë i viktimë si shtrirë në tokë ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur me një makinë ngjyrë blu.

Policia dhe RENEA janë në zonë për të bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes ndërsa janë ngritur dhe pikat e kontrollit.

Ai ishte i veshur me uniformën e Policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin në kohën kur u qëllua me armë.

Paraprakisht, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

Ndërkohë, policia Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.