E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/  Djali vuri zjarrin dhe mbylli derën…
Lajme

Fier/ Djali vuri zjarrin dhe mbylli derën…

Policia ben me dije se zjarrin e ka vënë shtetasi A.D, 45 vjeç, djali i shtetases F.D. “Ai  pasi ka vënë zjarrin ka mbyllur derën e jashtme dhe po largohej nga banesa, por u konstatua dhe u kap nga shërbimet e policisë”- thote policia, duke shtuar se dyshoeht se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nderkohe, familjarët e tjerë që ndodheshin në shtëpi, shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe, kane pasur probleme asfiksie.

Ata jane dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Policia kap dhe shoqëron autorin e dyshuar të vënies së zjarrit në banesë në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Në datën 26.10.2018, rreth orës 01:12, në lagjen “8 shkurti” Fier ka rënë zjarr në banesën e shtetases F.D, 69 vjeçe.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja bënë të mundur nxjerjen e familjarëve jashtë banesës dhe shuarjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezulton se zjarrin e ka vënë shtetasi A.D, 45 vjeç, djali i shtetases F.D, i cili pasi ka vënë zjarrin ka mbyllur derën e jashtme dhe po largohej nga banesa, por u konstatua dhe u kap nga shërbimet e policisë.
Dyshohet se shtetasi A.D vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e tjerë që ndodheshin në shtëpi, shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe,(të cilat nuk kanë pësuar dëmtime por vetëm shënja asfiksie) u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.