E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier, drejtuesja e automjetit përplas burrë e grua
Lajme

Fier, drejtuesja e automjetit përplas burrë e grua

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier pranë gjimnazit “Janaq Kilica” të qytetit. Fatkeqësisht, të aksidentuarit janë burrë e grua dhe të dy kanë përfunduar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” në qytetin e Fierit. D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë,  A. G, 44 vjeç dhe M. G, 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Sipas burimeve, automjeti Volkswagen me targa AB 686 DM që drejtohej nga 31-vjeçarja, i ka përplasur përtokë dy këmbësorët burrë e grua, por njërit dyshohet se i ka thyer njërën këmbë. Drejtuesja e mjetit u tha se kishte pasur fushëpamje të kufizuar me diellin përballë, ndaj ishte “verbuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.