Fier/ Dy të rinj fusin në makinë pakistanezin dhe i vjedhin eurot
Dy të rinj hipën një emigrant pakistanez në automjetin e tyre, duke e mashtruar se do ta dërgonin drejt Shkodrës për të kaluar ilegalisht në kufirin me Malin e Zi.
N. S., 21 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. Ç., 26 vjeç, banues në Fier kanë marrë në automjet nga Gjirokastra emigrantin, e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier.
Dy personat e dyshuar për këtë krim u vunë në pranga. Si provë materiale, u sekuestruan eurot që u morën me dhunë, dy celularë dhe automjeti me të cilin dy të arrestuarit po lëviznin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



