Fier, nëna përfundon për vete në qeli po takonte djalin në burg
Përfundon e arrestuar një grua në Fier, pak pasi shkoi të takonte djalin e saj në burgun e Fierit. Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se në pranga u vu shtetasja Olimbi H, 51-vjece, banuese në Fier.
Mësohet se ajo ka tentuar të fusë në burg telefonë celularë për të birin, duke tentuar t’i maskonte ata. Por kontrolli e ka nxjerrë zbuluar dhe më pas u arrestua.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:
-Olimbi H., 51 vjeçe, banuese në Fier.
Arrestimi i saj u bë pasi ka tentuar të fut në IEVP Fier, bashkë me ushqimet dhe 4 aparate celularë djalit të saj të burgosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 324/a/1 dhe 22 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



