Fier/ Tragjike, dy persona janë gjetur të vetëvarur
Dy persona janë gjetur të vetëvarur në Fier, në fshatrat Kashisht dhe Dushk.
Në një hangar në afërsi të banesës, reth orës 17:30, në fshatin Kashisht, është gjetur nga familjarët shtetasja me inicialet F.K., 59 vjeçe, e cila dyshohet e vetëvarur.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur shtetasi I. T., 66 vjeç.
Ndërkohë grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



