E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fierakut të dënuar për trafiqe i sekuestrohen pasuritë
Lajme

Fierakut të dënuar për trafiqe i sekuestrohen pasuritë

Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale ” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të  veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03. 07. 2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:

– Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale  “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.

•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.

•Truall me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m²  në ndërtim.

•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.

•Dymbëdhjetë llogari bankare në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjendje 1.300.000 lekë.

• Tre Automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.