E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fillon bllokimi i rrugëve, në Milot, Durrës dhe Elbasan
Lajme

Fillon bllokimi i rrugëve, në Milot, Durrës dhe Elbasan

Ka filluar në të gjithë Shqipërinë mosbindja civile kur në orën 18.00 protestuesit opozitarë do të bllokojnë rrugët në 5 prej qarqeve më të mëdha të vendit. Sikundër raportohet me mijëra protestues në këto momente kanë nisur bllokimin e autostradës që lidh veriun në Milot, ku do ti bashkohet edhe kryetari i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha.

Një pjesë e madhe e protestuesve kanë mbërritur me makinat e tyre personale dhe me autobusë, kryesisht nga Dibra.

Në Durrës në këto momente ka nisur bllokimi i rrethrrotullimit të Plepave, që lidh Tiranën me Durrësin dhe që është një nyje që lidh jugun me veriun.

Deri më tani raportohet se ka shtim të forcave të policisë.

Një tjetër mosbindje civile po mbahet ndërkohë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ky protestues të shumtë nga 7 bashkikë e qarkut Elbasan, kanë nisur bllokimin e aksit rrugor që lidh jugperëndimin e vendit me Tiranën.

Edhe këtu raportohet se ka shtim të shumtë të numrit të policëve.

Deri më tani thuhet se organizatorët do ta mbajnë të bllokuar këtë kryqëzim të rëndësishëm për afro një orë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.