Fillon protesta e Aleancës për Mbrojten e Teatrit
Sic ishte paralajmëruar edhe në rrjetet sociale Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë të protestojë para ministrisë së Brendshme. Kjo protestë erdhi si pasojë e shoqërimit në polici të disa prej anëtarëve të saj një ditë më parë. Përfaqësuesit e aleancës shprehen se ky veprim ishte arrogant nga ana e policisë dhe se nuk dorëzohen për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ka qenë aktori Neritan Liçaj ai që është shprehur se nuk do të tërhiqen për të kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu.
“Nuk jemi forcë politike dhe nuk kemi asnjë strukturë dhe skenar por bëjmë një thirrje dhe i ftojmë në kauz të gjithë këtij regjimi që është instaluar që ne do të jemi në shesh. Arrestimet e djeshme ishin absurde.
Arrestimi është një tjetër sinjal tjetër, ato janë njerëz paqësor dhe që janë dhunuar dhe në komisariat, është një veprim prej kalamajsh nga ana e qeverisë dhe ne kërkojmë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë. Dhe pse Turi i Surrelit nuk do të di nga të hidhet me datë 25 prill, vijon me arrogancën e tij, që atë po bjerr tashmë”, ka thënë Liçaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



